Vajzat kundër djemve

vajzat-kunder-djemve-big-brother-albania-230/03/09 15:55

Banorët qëndrojnë në kopësht dhe diskutojnë për tema të ndryshme. Aida mundohet të ngacmojë Dritanin dhe Arjonin. Adelajda bashkohet me të. Dritani i kundërpërgjigjet duke i thënë që ajo vet i kishte thënë që i kishte zili meshkujt e “Big Brother” . Aida i kthehet:-“Realisht ju kam zili, se keni gjithë këto femra të bukura në shtëpi!” Arjoni ndërhyn:-“Ku janë këto femra!” Sipas Dritanit janë të tjerët ato që duhet t`i vlerësojnë. Aida i thotë që kanë qenë meshkujt ato që i kanë vlerësuar, por Dritani i kthehet duke e mohuar këtë fakt. Aida i thotë:-“E mosthëna ,thotë më shumë!” Ndërhyn Adelajda duke thënë:-“Mua më keni thënë shumë!”