Hajdinaga i ka dërguar telegram urimi me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në Nato

April 3, 2009   | Politika

kryetari-i-komunes-se-ulqinit-gezim-hajdinaga

Kryetari i Komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga i ka dërguar telegram urimi Presidentit të Shqipërisë z.Bamir Topi me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut – NATO.

Në mesazh ndër të tjera thuhet:

I nderuari zoti President,

Anëtarësimi me të drejta të plota i Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut më gëzon pa masë dhe dëshiroj t’ju përgëzoj në emër të qytetarëve të Ulqinit dhe në emërin tim personal për këtë fitore të rëndësishme në rrugën tuaj të integrimit euroatlantik.

Me këtë akt Shqipëria ka bërë një hap përpara drejtë një të ardhmeje më të sigurtë.

Sinqerisht i juaji,

Gëzim Hajdinaga

picnik-collagekryetari-i-komunes-se-ulqinit-gezim-hajdinaga-i-ka-derguar-telegram-urimi-sali-berishes-per-hyrjen-e-shqiperis-ne-nato


Kryetari i Komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga i ka dërguar telegram urimi Kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut – NATO.

Në mesazh ndër të tjera thuhet:

I nderuari zoti Kryeministër,

Anëtarësimi me të drejta të plota i Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut më gëzon pa masë dhe dëshiroj t’ju përgëzoj në emër të qytetarëve të Ulqinit dhe timin personal.

Me këtë Shqipëria ka përmbushur objektivin e saj. Vlerësojmë se kjo do t’i kontribuojë thëllimit të bashkëpunimit rajonal për një Evropë juglindore në paqe dhe siguri afatgjate.

Sinqerisht i Juaji,

Gëzim Hajdinaga