Adelajda : Nuk kam ndërmend të lidhem

adelaanjeza-per-bjordin-big-brother-albania-202/04/09 14:10

Anjeza pyet Adelën për marrëdhënien e saj me Bjordin. Ajo i thotë se Bjordi rri shë afër me të, ndryshe nga vajzat e tjera. Adela ia kthen se nga ana e Bjordit ka tërheqje, ndërsa nga ana e saj nuk mund ta thotë këtë gjë. Sipas Anjezës, koha që kanë kaluar në shtëpi është e mjaftueshme që ajo ta përcaktojë nëse ndjen tërheqje te Bjordi apo jo sepse, sipas saj, një muaj brenda është njësoj si një vit jashtë, pasi rrinë 24 orë në ditë bashkë. Adela i thotë se di vetëm që rrinë bashkë e që ndjehen mirë me njeri-tjetrin dhe kaq. Ajo shton se kështu kanë ndenjur që në fillim. Anjeza vazhdon me mendimin e sajë se të ndjesh dicka për dikë, nuk është asgjë e keqe dhe nuk duhet ta fshehësh, pasi është një ndjenjë shumë e bukur. Ajo i thotë se ka vënë re se lidhja midis atyre të dyve, shkon përtej një miqësie. Për Adelën, rrethanat ku ndodhen, nuk e bëjnë të nevojshme që të bëjnë përcaktime të tilla, sepse gjërat vijnë natyrshëm dhe se askush nuk i detyron që të bëjnë përcaktime se cfarë marrëdhënie kanë. Ajo mendon se për një muaj që ata njihen, nuk mund të thonë asgjë, as që duhen as që nuk duhen, pasi koha është e pamjaftueshme. Anjeza e pyet se si do vazhdojë kjo histori jashtë dhe Adela i përgjigjet se këtë gjë nuk mund ta thotë me siguri, por do të vazhdojnë të takohen bashkë, ndërsa lidhjen nuk e con ndërmend. Sipas saj, këto gjëra kanë nevojë për kohë.

1