Adelajda : Pse rri ti me mua?

adelabjordiper-rrobat-e-banjes-big-brother-albania-203/04/09 02:15

Bjordi ka diskutuar me Adelën në lidhje me provën e javës. Sipas tij, kjo provë është e humbur, por Adela i ka thënë se gjithsesi ata duhet të përpiqen deri në fund. Sipas Bjordit, ishte absurd kundërshtimi i saj për rrobat e banjos, kur ajo në plazh e bën një gjë të tillë. “Këtu nuk jemi në plazh!”- i ka thënë ajo. Për mendimin e Bjordit, edhe ajo ka pjesën e vet të fajit, për humbjen e gjysmës së provës, që nuk pranoi të dilte me rroba banje. Adela i ka thënë se ai nuk kishte pse ta përforconte, kur ajo e dinte që kishte gabuar. “Që ta kuptosh se je budallaqe!” – I është përgjigjur ai. Ajo i ka thënë se, në fund të fundit, ajo ishte veshur me rroba banje, pavarësisht se me rrobdishambër sipër dhe masat i kishte marrë. Bjordi e ka pyetur se kush ia kishte marrë masat dhe Adela i ka treguar se kishte qenë Adi. Ajo ka shtuar se nuk ishte aspak budallaqe, sepse budallallëku, nuk tregohej këtu. “Edhe këtu tregohet!” – i ka thënë ai. “Atëherë pse dreqin rri ti me mua?”- e ka pyetur ajo. “Sepse jam njeri i mirë dhe dua të të jap edhe ty pak nga e mira ime!” – i është përgjigjur Bjordi.