Anjeza : Ne nuk të nominojmë

anjeza-big-brother-albania-203/04/09 14:55

Sori e pyet Anjezën nëse është pro mendimeve të tij apo kundra dhe ajo i përgjigjet se është përgjithësisht kundra. Ai e pyet nëse ajo do e kërkojë mendimin e tij, por Anjeza thotë se për momentin nuk i intereson ta dijë. Sori mendon se ajo mund të futet në ndonjë debat dhe ajo do ta kërkojë mendimin e tij se cilën anë do mbajë. Për Anjezën, është gjë e mirë të futet në debate. Sori i thotë se “turma” mund ta godasë atë me stil, por Anjeza ia kthen se dhe ajo do mbrohet me stil. Sori mundohet t’i spjegojë se ajo nuk i njeh ata, ndërsa ata kanë dy muaj që po njihen me njeri-tjetrin dhe ndaj ajo mund të jetë e sulmuar javën që vjen. Si Sori, dhe Arjoni i tregojnë se nuk kanë ndërmend që ta nominojnë sepse në këtë mënyrë ata e bëjnë person të njohur shumë shpejt, pa e njohur realisht. Ata thonë se nuk mund ta nxjerrin atë në nominim pa e treguar ajo se cila është. Sipas Arjonit, ata që vërtetë dinë të luajnë, nuk do ta nominojnë atë pasi do të gjykoheshin keq nga publiku sepse në këtë mënyrë, ata godasin dikë pa e njohur me një arsye jo të fortë. Sori i thotë se ata që kanë për ta nominuar, do kenë si arsye vetëm se nuk do duan të nominojnë banorët e vjetër.