Arjon: Më do mua për burrë

diskutim-fanatik-big-brother-albania-202/04/09 18:33

Arjoni dhe Qetsori gatuajnë ndërsa Anjeza i ndihmon. Nga diskutimi për peshkun ato fillojnë kapen me fjalë. Qetsori i thotë që i kishte bërë përshtypje mënyra se si Anjeza kishte mbrojtur Adin. Anjeza i thotë që ajo i mbrojti të dy, dhe shton:-“Se ku anoi më shumë është punë tjetër!” Arjoni ndërhyn duke thënë:-“Pse duhet të anosh më shumë nga Adi!” Anjeza ia kthen që këtë konkluzion e nxorri ai, pasi ajo nuk e shprehu këtë gjë. Arjoni shton:-“Atëherë anon më shumë nga Qetsori!” Ajo sërisht e kundërshton. Qetsori ndërhyn duke thënë:-“Kjo është me të drejtën!” Qetsori i thotë Anjezës që ajo i`a ka marrë dorën gatimit dhe i thotë që kur të dalë nga shtëpia ajo mund ta ndihmojë mamin. Ai i thotë:-“Tani vetëm një burrë i mirë të mungon!” Anjeza i`a kthen që personi që do ketë në krah nuk do e marrë meqë ajo gatuan. Ai i thotë:-“A do jesh në shtëpi ti, dhe burri do dalë me shokët!” Anjeza e kundërshton duke thënë që do jetë ajo që do dalë dhe burri duhet të gatuaj. Arjoni ndërhyn:-“Më duket se më do mua si burrë kjo!” Anjeza thotë:-“Si e gjete? E mendova gjë me zë të lartë?!” Ajo thotë që burrin do e gjej si vetja , do gatuajnë dhe do dalin të dy. Sipas saj Qetsori është fanatik. Ai i`a kthen që është fanatik, por në dozën e duhur. Ajo u thotë që ajo është fanatike sa shpesh herë i ka ndodhur që i`a kanë vënë në dukje këtë gjë. Qetsori e pyet:-“Ti nuk je sa Republika fanatike?” Anjeza i përgjigjet:-“Jo se na bërë ekstrem pasi ajo është rritur në një vend të tillë!”