Arjoni : Familja nuk më është imponuar!

arjoni-per-familjen-big-brother-albania-203/04/09 02:55

Arjoni ka thënë, se ngaqë prindërit i kishte të rinj, kishte patur gjithmonë me ta, raporte shumë shoqërore. Ai ka shpjeguar se familja e tij funksionon si një shoqëri në miniaturë, ku gjithkush ka rolin e vet të veçantë. “Babai është babai dhe ka autoritetin e vet!” – ka thënë Arjoni, por ka shtuar se i ati i tij dinte të ishte edhe një shok i mirë për të. Arjoni ka shpjeguar se prindërit nuk i janë imponuar kurrë dhe nuk e kanë vënë përpara zgjedhjeve të detyruara, por e kanë mësuar si të zgjedhë atë që duhet, duke i treguar të mirat e të këqijat e cdo gjëje. Ai tregoi se një nga skenat më të bukura të jetës së tij, ishte kur i ati i kishte dhënë për herë të parë çelësat e shtëpisë. Kjo kishte ndodhur në moshën 14 vjeçare. “Babai më tha:Arjon, ti tani je i madh, kthehu në shtëpi kur të duash, por para se të dalësh, dua të më thuash në ç’orë do të kthehesh! Vonove një minutë, marrëveshja prishet!”.