Kryefamiljari i radhës

kryefamiljari-big-brother-albania-204/04/09 13:10

Dritani ngacmon Bjordin duke i thënë se është kapofamilja më i keq deri tani. Nga kjo lind biseda se cili e ka radhën për t’u bërë kryefamiljari i radhës. Bjordi mendon se mund të jetë një vajzë sepse ka rastisur që kanë qënë të alternuar midis tyre. Nëse e ka radhën një vajzë, ata mendojnë se do të jetë Bika nëse qëndron ende në shtëpi, ose Mimoza në vend të saj. Për Aidën, nëse merret si bazë prova e kësaj jave, mund të jetë Arjoni ai që do të zgjidhet. Edhe Anjeza mendon se Arjoni do të jetë. Biseda e tyre vazhdon me provat e javës dhe cilit kryefamiljar i kanë rënë ato.