Adelajda : Nuk dal para të rinjve

adelatani-per-te-rinjte-big-brother-albania-205/04/09 04:55

Adela dhe Dritani bisedojnë për atmosferën e re në shtëpi, sidomos për banorët e rinj. Sipas Dritanit, gjithcka po bëhet që loja të jetë më interesante. Ai i përmend Adelës se u bë ndarja e banorëve të rinj nga ata të vjetërit, u bë një nominim me katër banorë njëherësh që ata të përballeshin mes tyre edhe pse kjo u mor me sportivitet. Për Dritanin, sportiviteti mori fund sepse tani do të fillojnë konfliktet e vërteta. Edhe Adela është i këtij mendimi. Ajo shton se do t’i vinte inat nëse ajo do të dilte dhe të rinjtë të qëndronin në shtëpi. Adela mendon se është munduar shumë për të arrtur deri në këtë pikë dhe nëse do dilte, do bënte “skandal” pasi, sipas saj, nuk e meriton. “Është bërë keq situata”- përfundon Tani.

4