Ari : Ne të tre do sjellim ndryshim

per-te-rinjte-big-brother-albania-205/04/09 03:55

Ari pyet se sa vetë u bënë në shtëpi dhe Adela i përgjigjet se bashkë me ata të tre, u bënë 13 veta. Ari, pak supersticioz, i duket sikur ky numër nuk do i sjellë shumë fat atij apo të tjerëve. Negjithatë, ai kapet pasfjalëve që thotë Adela, pasi nuk i pëlqen mënyra se si ajo i vecon të rinjtë. Sipas Adelës, është hipokrizi që ajo të reagojë mirë për futjen e tyre në shtëpi, pasi është mësuar me personat që kanë qënë dhe nuk mund të thotë me plotë gojë se iu bë qejfi që erdhën. Ajo mendon se cdokush nga banorët e vjetër që do t’u thoshte atyre në sy se iu bëhet qejfi, vetëm do të gënjenin. Ari ia kthen se nëse do ishte në vend të saj, do ta shihte në një tjetër aspekt: si një mundësi e mirë për të sjellë atmosferë të re në shtëpi me lojëra, mendime të reja duke krijuar një ambient më të këndshëm për të kaluar kohën. Si Sori, dhe Tani të cilët ndërhujnë në këtë bisedë, i thonë Arit se nëse ai do kishte dy muaj në shtëpi, sikurse ata, do të thoshte të njëjtat fjalë si Adela.