Basti i Bjordit dhe Qetsorit

qetsori-dhe-bjordi-big-brother-albania-205/04/09 03:15

Qetsori i ka treguar Bjordit se kishte nominuar atë dhe Dritanin dhe ka shtuar se Bjordi do ta kishte të vështirë. “Po s’çove Adelën në shtrat, e ke humbur lojën!”- i ka thënë ai, madje ka shtuar se edhe Arjoni po të mos arrinte gjë me Anjezën, rrezikonte po aq shumë. Sipas Bjordit, edhe sikur kjo të ndodhte nuk do të ndryshonte ndonjë gjë, por sipas Qetsorit, gabohej. “E vëmë bast që unë do të arrij më lart se ty?”- i ka thënë Bjordi Qetsorit. Por Qetsori nuk ka pranuar që ta vinin për këtë arsye, sepse sipas tij edhe mund të ndodhte. “Vetëm po të çosh zyshen në krevat, – i ka thënë ai,- do të fitosh!”. “Ndërsa unë them se jo!”- ia ka kthyer Bjordi. Basti është prerë nga Juna dhe në lojë janë një apartament në Leco nga ana e Bjordit dhe 500 metra katrorë tokë në Orikum, nga ana e Qetsorit.

2