Arjani : Vajzat nuk i nominoj

ari-per-vajzat-big-brother-albania-205/04/09 14:20

Arjani vë në dukje se situata në shtëpi është shumë e qetë për të gjithë banorët. Ai thotë se nëse vazhdojnë të sillen në këtë mënyrë, pa u “ngatërruar” pak me njeri-tjetrin apo të krijojnë konflikte të vërteta, do ta ketë të vështirë të nominojë ndonjë. Ari shton se tani për tani nuk ka ndërmend që të nominojë asnjë vajzë sepse ato janë në minorancë dhe se në përgjithësi vajzat i ka qejf e ndihet mirë me to. Sipas tij, e vetmja herë që mund t’i nominojë ato do të jetë nëse do të ketë përplasje me ndonjë prej tyre apo ndonjë luhatje emocionale. Anjeza dhe Adela e falenderojnë për këtë vlerësim dhe i thonë se ai është djali i parë që e ka thënë këtë gjë në shtëpi.