Kryetari i Ulqinit Gëzim Hajdinaga ngushëlloi Ambasadorin e Italisë në Podgoricë Sergio Barbanti

April 7, 2009   | Lajmet / Vijesti

ambasciatore-ditalia-a-podgorica-sergio-barbanti_gzim-hajdinagaKryetari i Ulqinit Gëzim Hajdinaga i ka derguar një mesazh Ambasadorit të Italisë në Podgoricë Sergio Barbanti ku i shpreh keqardhje dhe hidhërim për fatkeqësinë natyrore që preku rajonin e Abrucos.

I nderuar z.Ambasador,

Me keqardhje të madhe mësuam dhe po përcjellim pasojat që shkaktoi  fatkeqësia natyrore në rajonin e Abrucos dhe ndjejmë dhëmbje të thellë për viktimat në njerëz dhe dëmet e shumta materiale.

Z Ambasador, jeni të lutur ti përcillni ngushëllimet tona të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të viktimave.

Në këto çaste në jemi me Ju, ne nuk mund të harrojmë ndihmën dhe  përkrahjen e madhe materiale që na ofroi populli Italian me rastin e termetit katastrofal të vitit l979 që goditi bregdetin e Malit të Zi dhe qytetin tonë.

Ne jemi të bindur që Qeveria dhe populli italian do të dinë të kalojnë me vendosmëri pasojat e rënda të këtij termeti.

I nderuar z. Ambasador,

Në këto çaste të vështira për popullin italian deshirojmë edhe ne të japim ndihmesën tonë modeste.

Jemi të gatshëm të pranojmë 30 fëmijë të ndonjë shkollle nga rajoni i krizës të shoqëruar me edukatorët e tyre që të kalojnë pushimet verore në Ulqin.

Me nderime,

Gëzim Hajdinaga

Kryetar i Komunës së Ulqinit

Municipality of Ulcinj / Ulqin – Montenegro

Top Channel Video

[flv width=”570″ height=”370″]http://shqiphost.top-channel.tv/18754796/flv/kronika/termeti-itali.flv[/flv]

1