Rreth pishinës

rreth-pishines-big-brother-albania-205/04/09 14:30

Banorët janë mbledhur të gjithë rreth pishinës. Disa vetëm marrin rreze dielli, ndërsa disa të tjerë shijojnë ujin e saj. Janë djemtë të parët që nuk durojnë pa u larë në pishinë. Ata fillojnë të futen një nga një e të luajnë në të. Spesh herë ata lagin banorët që ndodhen ulur në karrike. Bjordi merr pak ujë të ngrohtë për t’u lagur fillimisht me të e më pas hidhet në pishinë. Arjoni bën shaka me të dhe i thotë që ujin e ngrohtë t’ia hedhi pishinës pasi uji i saj është tepër i ftohtë. Megjithatë, banorët nuk rezistojnë pa u futur në të.

2