Katër mandate për partitë shqiptare

April 8, 2009   | Reportazh / Reportaža

koalicioni-shqiptar-ne-mal-te-zi2Mbetet shpresa se partitë shqiptare në Parlamentin e Malit të Zi më në fund do ta formojnë Klubin e tyre, gjë që nuk ishte rasti në mandatin e deritashëm si dhe të kenë një konsensus, së paku, rreth çështjeve kyçe, që, poashtu, mungonte deri tani.
Të dielën që shkoi u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Mal të Zi. Koalicioni në pushtet mori 48 vende në Parlament. Partitë e opozitës që i takojnë krahut serb në Mal të Zi, morën gjithsej 28 mandate. Mandatet e tjera (4) u takuan subjekteve nacionale shqiptare
Shikuar në tërësi, për ne këto zgjedhje mund të thuhet se paraqesin një kthesë sa i përket faktit se, madje, gjashtë parti dhe koalicione politike në njësinë e madhe zgjedhore, nuk kanë mundur ta arrijnë censusin t’i sigurojnë mandatet, kështu që mund të thuhet se tashmë ekziston një pasqyrë e vendeve në Parlament nga e cila janë zhdukur subjektet e vogla politike. Pasqyra duket kështu:

  • I – Koalicioni për Malin e Zi Europian,
  • II – Krahu i partive të mëdha opozitare të provenjencës serbe (Partia Socialiste Popullore,Demokracia e Re Serbe dhe Lëvizja për Ndryshime)
  • III – Partitë shqiptare.

Në të ardhmen kur të bëhet analiza e asaj se si kanë kaluar partitë dhe koalicionet shqiptare në këto zgjedhje, do të duhej të konstatohej ajo që është kryesorja, fakti se për të parën herë katër subjekte nacionale shqiptare kanë hyrë në Parlamentin e Malit të Zi. Shikuar në tërësi, ky është një rezultat i mrekullueshëm. Veçanërisht kur merret në konsiderim shembja e Alternativës Shqiptare pak para shpalljes së zgjedhjeve dhe dezorientimi i mundshëm i votuesve shqiptarë në Malësi. Mirëpo, elektorati shqiptar ka treguar se është më koshient dhe largpamës se çfarë mendohet dhe populli është ai i cili do të na shpie në Europë.
Për një pasqyrë më të qartë duhet të disponohet me më tepër të dhëna sipas rajoneve, veçanërisht kur është fjala për koalicionet. Për këtë nevojitet një analizë më e hollësishme. Mirëpo, qysh tani, mund të vërehen dy karakteristika të zgjedhjeve në tërësi:

  • 1) Dështimi i partive dhe koalicioneve të vogla që i takojnë njësisë së madhe zgjedhore.
  • 2) Për të parën herë në Parlamentin e Malit të Zi do të jenë katër mandate që vijnë nga partitë (ose koalicionet) politike shqiptare:
  • UDSH – 4800 vota,
  • Forca e Re Demokratike – 3100 vota,
  • Lista Shqiptare – 2900 vota dhe
  • Koalicioni Shqiptar “Perspektiva” – 2600 vota.
  • Nga partitë shqiptare në Parlament nuk ka hyrë PPD e cila ka marrë 800 vota.

Mbetet shpresa se partitë shqiptare në Parlamentin e Malit të Zi më në fund do ta formojnë Klubin e tyre, gjë që nuk ishte rasti në mandatin e deritashëm si dhe të kenë një konsensus, së paku, rreth çështjeve kyçe, që, poashtu, mungonte deri tani.

xhoanaperkaj@yahoo.com
Xhoana M.Perkaj
Koha Javore