Forca: Fjala Juaj do te respektohet

April 9, 2009   | Intervista / Intervju

nazif-cungu_genc-nimanbeguTë nderuar qytetarë,
Forca u bë parti parlamentare  dhe për këtë duam të falënderojmë  anëtarët dhe simpatizuesit tonë dhe Forcënrinore që janë angazhuar në komisione dhe në fushatë.
Iu falënderohem të gjithë votuesve që na kanë besuarvotën e tyre dhe që bënë të mundur që Forca e Re Demokratike, për një kohë të shkurtër, të shndërrohej nga një dëshirë e projekt fitoreje në një realitet të prekshëm.
Angazhimi i të gjithëve ka ndikuar që rezultati ynë tëjet mbi 40% më i mirë se në vitin 2006. Ky rezultat na inkurajon edhe më tepër për shkak të faktit se gjithë kohën vepruam si opozitë.
Kjo fitore ka vlerë shumë të madhe sepse FORCA është prezente në të gjitha trevat shqiptare, si në Ulqin, Anë të Malit ,Krajë ,Malësi, Plavë e Guci dhe në Rozhajë.
Sa i përket skenës politike shqiptare në Mal të Zi, ajo ndryshoi vetëm me FORCËN.
Ne gjithashtu i falënderojmë edhe te gjithë votuesit qëshfrytëzuan të drejtën e vetë dhe këtu posaçërisht ato që votuan partitë shqiptare. I falënderojmë edhe ato që nuk e votuan Forcën për sjellje korrekte dhe të qytetëruar gjatë procesit të votimit.
Përsëri shprehim gatishmëri për bashkëpunim me të gjithë përfaqësuesit shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi.
Deputeti i FORCËS, Genci Nimanbegu do të jet në shërbimtë të gjithë qytetarëve.
Ju sigurojmë se FJALA E JUAJ DO TË RESPEKTOHET.
Edhe një herë ju falënderoj dhe urime.

2