Adelajda dhe Bjordi : Vajzat janë të padëshiruara

April 10, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adelabjordi-per-daljen-big-brother-albania-207/04/09 16:00

Adela dhe Bjordi vazhdojnë të diskutojnë se cili mund të rrezikojë vërtetë për të dalë këtë të shtunë. Bjordi mendon se më shumë mundësi ka që të dalë një djalë sesa një vajzë dhe mendon se një ndër të rrezikuarit është edhe Dritani. Kandidatja tjetër sipas tij është Mimoza. Adela mendon se Anjeza dhe Moza janë sipas saj më të rrezikuarat. Ajo thotë se Tani nuk është fare i rrezikuar, por Bjordi mendon se mund të dalë një djalë dhe do të jetë mes tij ose Tanit. Adela shprehet se mund të jetë vajzë dhe ka një ide se nëse del vërtetë ndonjë vajzë, mund të sjellin ndonjë tjetër për ta zëvendësuar. “E ke vënë re se ju vajzat jeni më pak të dëshiruarat në shtëpi?- e pyet Bjordi Adelën dhe ajo i përgjigjet se ka ca kohë që e ka vënë re. Ata bisedojnë edhe për futjet e banorëve të rinj dhe Adelës i duket sikur loja nuk ka për të përfunduar ndonjëherë. Bjordi mendon se ata kanë për t’u skualifikuar nga dy banorë tani, por Adelës nuk i pëlqen kjo ide. “Më mirë të dal vetëm”- shton ajo. Ata bisedojnë se cilët banorë kanë kandiduar dhe cilët do të kandidojnë. Adela tregon se nëse banorët e rinj do jenë me imunitet edhe këtë javë, ajo do ta ketë vështirë kë të nominojë. Bjordi mendon se nëse do të nominojë banorët e rinj, do të jenë Juna dhe Toni, ose mund të nominojë ata që ajo ka nominuar këtë javë. “Sa do të doja që Aida të dali, kështu do të jem rehat”- thotë Adela me inat.