Adelajda dhe Mimoza : Ti nuk më mbron asnjëherë

April 10, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adelamoza-debat-big-brother-albania-205/04/09 20:00

Adelës i vjen inat me Mozën se pas cdo konflikti që ka ajo me Adën, ajo mban anën e saj. Moza i kthehet se kjo nuk është e vërtetë por i bën ashtu si e sheh ajo të arsyeshme. Adi i thotë Adelës se po flet gabim tani. Sipas tij, Moza nuk ka lidhje fare me zënkat që bën ajo me Adiën. Moza nuk ka pse të zgjedhë se me kë të rrijë vetëm se ia kërkon ajo. Sipas tij, këto zgjedhje bëhen vetëm në debate shumë të mëdhaja. Adela këmbëngul se Moza gjithmonë e justifikon Aidën dhe ndaj ndjehet e lënduar. Ajo i thotë Mozës se asnjëherë nuk i ka thënë se Aida e teproi me të, por gjithmonë mundohet të gjejë defektet te ajo. Adela mendon se Aida po përdor mënyra shumë të ulta vetëm për t’i bërë keq.