Adelajda : Është fati ai që vendos

April 10, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

debati-per-fene-big-brother-albania-206/04/09 02:33

Adelajda e ka pyetur Arin nëse ai besonte në një fuqi të mbinatyrshme, pa marrë parasysh këtu besimet e ndryshme dhe ai i është përgjigjur se shpeshherë, kur gjërat apo situatat kalojnë përtej shpjegimeve të tij, apo gjen qetësi dhe shpresë në besimin e ekzistencës së botës së përtejme, ai sheh si përgjigje pikërisht praninë e një fuqie të mbinatyrshme. “Unë besoj në zot! – ka thënë ai, -kam shumë respekt për fetë, por nuk u besoj formateve që më janë ofruar, librave që i ka shkruar dikush e m’i jep mua t’i lexoj!”. Adelajda e ka pyetur nëse ai beson se gjërat kanë ndodhur, ndodhin dhe do të ndodhin vetvetiu, apo sepse është dikush që i komandon. Ari i është përgjigjur se ai nuk e besonte kurrë këtë, që të ishte dikush që i komandonte gjërat dhe nëse kjo do të ishte e vërtetë, atëherë ky dikush do të ishte fajtori për të gjitha poshtërsitë e kësaj bote. “Nëse qenka ai që na ka krijuar kështu, ose ai paska një qëllim cinik ndaj nesh, ose nuk ka ditur ta bëjë mirë!”- ka thënë Ari. Adelajda ka marrë si shembull një palë pantallona që njeriu i zgjedh vet, i qep vet, i shkurton nëse i mbushet mendja ta bëjë dhe i djeg apo i zhduk fare, sepse nuk i pëlqejnë më; ato janë të vetat dhe ai mund të bëjë ç’të dojë. Në analogji me këtë ajo ka thënë:”A nuk mendon se dhe ai ka të drejtë të bëjë ç’të dojë me ne, përsa kohë që jemi krijesa të tij?” Adelajda ka vazhduar duke pyetur nëse do të ishte më mirë dhe më lehtësuese që për gjithë ato të këqija që po kalon njerëzimi sot, që ai kishte përmendur, shkaktari të ishte dikush tjetër dhe jo njerëzit. Ai është shprehur se përsa u përkiste besimeve të ndryshme, më shumë e gjente veten më pranë fesë budiste, sepse ajo të mësonte të respektoje natyrën përreth, pasi besimi bazë i saj ishte inkarnimi për 7 herë rresht në jogjallesa e gjallesa të ndryshme. Dhe sipas tij, ishtë fati ai që i vendoste gjërat.