Adelajda : Gjithkush mund të dalë

April 10, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

anjeza-arjoni-big-brother-albania-208/04/09 01:20

“Duhet të llogarisim që gjithkush mund të dalë!- i ka thënë Adelajda Dritanit, Arjonit dhe Anjezës, duke treguar se të njëjtën gjë i kishte thënë edhe Bjordit, paraditen e së njëjtës ditë. “Gjërat janë shumë të paparashikueshme!”- ka shtuar ajo. Diskutimi ka filluar nga Dritani, që kur ka parë Anjezën që puthi në faqe Arjonin tha: “Mimoza, këtë javë ose unë, ose ti do të dalim!”. “Pse, kjo është një mënyrë për të mos dalë?”- ka pyetur Adelajda, duke iu referuar të njëjtës gjë. Sipas mendimit të të gjithëve, edhe Aida rrezikonte, ndërsa Bjordi ishte i vetmi që nuk llogaritej fare. “Bjordin zëre se s’është!” – ka thënë Anjeza. Të katërt kanë rënë dakord edhe në një pikë tjetër, që tjetër gjë mund t’u duket interesante atyre dhe tjetër gjë publikut, pra ndryshe mund ta vlerësojnë ata njëri-tjetrin dhe ndryshe njerëzit që i shohin nga jashtë.