Aida : Adela nuk përballet

April 10, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

tani-aida-big-brother-albania-205/04/09 16:30

Aida diskuton me Dritanin në lidhje me debatin e djeshëm me Adelën, për indiferencën që tregoi ajo kur Aida shikonte një foto të të atit. Ajo mendon se nëse do t’i kishin rolet e kundërta, pra ajo t’ia bëntë këtë Adelës, të gjithë do t’i ishin sulur e do ta kishin përdorur si një arsye për ta nominuar, ndërkohë Adela nuk doli në nominim. “Nuk ka më të verbër se ai që nuk dëshiron të shohë”-thotë ajo. Dritani mendon se cdo gjë është relative dhe varet nga këndvështrimi që e sheh. Ai e pyet se si e interpreton ajo faktin që ka dalë gjashtë herë në nominim, si një lojtare të padëshiruar apo si lojtare të fortë. Aida mendon se si një lojtare të fortë sepse mendon se është përballur me ata që i janë kundërvënë. Ajo shton se nuk ka më keq se ai që të sulmon mbas shpine, ndërsa ata që të sulmojnë ballë për ballë, janë lojtarë të vërtetë. Sipas saj, Adela është një lojtare që nuk përballet.