Aida : Nominimi e ka tjetërsuar Dritanin

April 10, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

aiaida-per-dritanin-big-brother-albania-209/04/09 03:48

Dritani është një nga të nominuarit e kësaj jave. Sipas Aidës dhe Eltonit, frika se mos del nga shtëpia e Big Brother, e ka bërë të mos i kontrollojë fjalët dhe veprimet. “Nominimi e ka tjetërsuar!” – ka thënë Aida për të. Ata e kanë përligjur mendimin e tyre edhe me sjelljen që ai po bën ndaj Mimozës. Kjo e fundit u ka treguar atyre një tjetër episod mes saj dhe Dritanit. Ajo tha se sapo i kishin ardhur rrobat nga shtëpia dhe ishte duke parë cfarë i kishin sjellë, kur ai i kishte thënë se mesa dukej do të rrinte gjatë, meqë i kishin ardhur rrobat. “Pastaj, tha Mimoza, -vinte vërdallë nëpër shtëpi dhe thoshte “Ne punojmë, të tjerët provojnë rroba”.”. Sipas Aidës, Dritani e kishte kuptuar që do të nominohej dhe kishte bërë sikur e kishte kërkuar vet. Ajo u shpreh e sigurtë për këtë, pasi siç tha vet, kishte qenë pikërisht ajo që e kishte paralajmëruar që atë javë ai rrezikonte të nominohej nga banorët e tjerë.

1