Anjeza: Frika është e madhe

April 10, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adela-dhe-anjeza-rreze-big-brother-albania-209/04/09 15:41

Adelajda dhe Anjeza duke marrë rreze dielli buzë pishinës diskutojnë për daljen nga shtëpia. Adelajda dëshiron që Anjeza mos të dalë dhe ia shpreh dhe asaj këtë gjë. Anjeza ia kthen:-“Frika është e madhe!” Adelajda i thotë që është normale pasi dhe ajo që e ka kaluar disa herë nominimin, ka ende frikë. Për Anjezën fakti që Adelajda ka shpëtuar 5 herë është një lloj fitoreje. Sipas saj nuk është e rëndësishme se kush të nominon brenda shtëpisë, por publiku jashtë që të voton. Ajo thotë:-“Kam qejf ta fitoj këtë javë që të shoh veten nëse kam dhuruar dicka jashtë apo jo!” Anjeza shprehet që i duket sikur nuk ka jetuar në botën jashtë.