Anjeza: Jam e sigurt se do dal

April 10, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

anjza-per-te-shtunen-big-brother-albania-205/04/09 15:10

Qetsori i thotë Anjezës shprehjen e përhershme që përdorin të dy për njeri-tjetrin “të hapsha derën”. Anjeza nis me t’ia kthyer të njëjtën shprehje, por e lë përgjysmë duke thënë se për Sorin, kjo shprehje nuk është më e vlefshme sepse ai nuk është në nominim, ndërsa ai asaj mund t’ia thotë. Arjoni e komenton këtë gjë si një frikë të Anjezës se mund të dalë. Ajo ia kthen se nuk ka vlerë që ta përdorë, pasi ai këtë javë e ka të sigurt ndenjjen në shtëpi, ndërsa asaj mund t’ia thotë në cdo kohë shprehjen. Arjoni i spjegon se ajo duhet të vazhdojë ta përdorë nëse ndjen siguri në vetvete se nuk do të dalë këtë të shtunë, por Anjeza ia kthen se e mendon vërtetë eleminimin. Sipas saj nuk është frikë ajo që ndjen, thjesht një siguri.