Anjeza : Më duket akoma si ëndërr

April 10, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

arjonianjeza2-copy07/04/09 01:50

“Më duket akoma si ëndërr!” – ka thënë Anjeza, duke iu referuar faktit që ajo ishte tashmë një nga banorët e shtëpisë më të famshme të Shqipërisë. Ajo i tregoi Arjonit se motra e saj e kishte marre vesh ditën e fundit që Anjeza po hynte këtu, madje ajo kishte aplikuar “ashtu kot” dhe e kishte bërë pa patur ndonjë shpresë të madhe. E ëma, që kishte patur vetëm hallin e shkollës, i kishte thënë se kishte luajtur mendsh. Për ta qetësuar atë por edhe veten, ajo kishte biseduar me profesorët dhe kohën e humbur do ta rikuperonte kur të dilte. “Si mendon, pse të kanë zgjedhur ty?”- e ka pyetur Arjoni. “Nuk e di!” – është përgjigjur Anjeza.

1