Anjeza : Për dashurinë

April 10, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

per-dashurine-big-brother-albania-207/04/09 18:33

Anjeza pyet Eltoni për lidhjet që ka jashtë. Ai i tregon se ka patur një lidhje, por tani nuk e ka më. Ai tregon se kanë qënë dy vjet bashkë dhe ka rreth një muaj që është ndarë me të. Eltoni tregon se janë ndarë për arsye reflektimi mbi lidhjen e tyre dhe nuk është bërë pishman pasi, sipas tij, dashuria kishte mbaruar. Aida mendon se nëse një lidhje bëhet monotone, është më mirë që të ndahesh. Ata fillojnë të diskutojnë të tre për këtë temë. Sipas Eltonit, asnjëherë nuk mund të mbetesh mik me ish të dashurën edhe pse mund të thuhet në momentin e ndarjes. Ai mendon se realisht nuk të pëlqen ta takosh më atë sepse do ndjehesh keq. Aida thotë se në fillim të kohës pas ndarjes mund të ekzistojë vërtetë mërzitja dhe inati, pasi mund të kesh edne ndjenjë për të, por më pas mund të bëhesh mik pa patur më një marrëdhënie të vështirë. Biseda e tyre vazhdon në lidhje me temën e dashurisë, duke dhënë secili mendimin për të patur një lidhje dashurie të shëndetshme.