Bjordi dhe Adela : Jam duke e kaluar masën

April 10, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adelajdabjordi-big-brother-albania-206/04/09 01:40

Të ulur në divanet në zonën e ndjenjies, Bjordi ka mbështetur kokën në prehërin e Adelajdes. Ajo i ka thënë se duhet të ngrihej, por Bjordi nuk ka pranuar dhe ka thënë se nuk do ta bënte, pa i dhënë një arsye të qëndrueshme. “Jam duke e kaluar masën!” – i ka thënë Adelajda. Ajo ka shtuar se po dilte shumë jashtë gjërave që bënte përpara. “Nuk i kam bërë asnjëherë këto gjëra!” – ka thënë ajo. “Të pëlqen kjo që po bën? – e ka pyetur Bjordi. Adelajda i është përgjigjur se pëlqimi nuk ka fare lidhje me këtë gjë, por pas insistimeve të tij, ka shtuar se ndjehet mirë, por përsa i përket cështjes nëse i pëlqen apo jo, e vërteta ishte se ndihej në siklet, sepse po dilte shumë nga vetja. Bjordi e ka pyetur sërish a po i pëlqente që po dilte nga vetja dhe sa qejf kishte ajo ta bënte këtë. Ajo sërish i është përgjigjur që e pëlqyera apo qejfi nuk kishin lidhje dhe i ka shpjeguar se njërëzit që e njohin mirë dhe shohin këtë ndryshim të sajin, fillimisht cuditen pastaj nuk u vjen mirë. “E lëmë këtë muhabet, se s’kam fuqi!” – i ka thënë Bjordi, – Ti thua një orë nuk e bëj, nuk e bëj, pastaj e bën!”.