Bjordi dhe Mimoza : Adelës i duhet mbështetja jote

April 10, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

bjordi-mimoza-big-brother-albania-205/04/09 21:30

Bjordi këshillon Mozën se nuk po sillet mirë dhe duhet ta ndryshojë pak sjelljen. Ai i thotë se ajo nuk i kupton shumë gjëra. Moza e fton që ta tregojë më qartë atë që do të thotë. Bjordi tregon se Adela vërtetë shprehet gabim, por Aida vërtetë po e bën të ndjehet keq. Ai mendon se Moza duhet të rrijë më afër me të edhe kur ajo e ka gabim sepse është një shoqe e saj. Moza i thotë se e kupton se ajo ndjehet keq për situatën në të cilën ndodhet dhe po përpiqet t’i qëndrojë afër, por edhe Aidën e ka shoqe. Bjordi i thotë se Adela vetëm atë ka shoqe këtu brenda dhe i duhet mbështetja e saj cdokohë. Ai tregon se Adela në këtë kohë po ndjehet e sulmuar nga të gjithë e ndaj shpesh reagon keq.