Dritan dhe Mimoza : Ti bën rolin e naives

April 10, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

mimoza dritani big brother albania 208/04/09 01:50

Diskutimi mes Dritanit dhe Mimozës ka vazhduar edhe me prezencën e Adelajdes. Duke iu drejtuar asaj, Mimoza ka thënë se ajo me Adelën, kishte folur e diskutuar shumë. Adelajda i është përgjigjur se, siç i kishte edhe herë të tjera, nuk mjaftonte të fliste vetëm me të. Adelajda ka shtuar gjithashtu se Mimoza i ishte gjërat ndryshe nga ata, prandaj dhe nuk vepronte si ata. “Çështja është, -ka thënë Dritani, – se ti Mimoza, ose je naive dhe nuk kupton se ç’bëhet, ose po shtiresh sikur je naive!”. Ajo i është përgjigjur se nuk shtirej aspak dhe se gjërat i kuptonte shumë mirë. Atëherë, sipas Dritanit, ishte e pamundur që ajo mos të kapej me dikë, për diçka, kur aty kishte njëmijë gjëra për t’u kapur. “Unë jam Mimoza dhe jam kështu, ti je Dritani dhe je ndryshe!”- i ka thënë ajo. “Në qoftë se ke ardhur të shkosh mirë me të gjithë, nuk do të japësh asgjë nga ato që ke brenda, nga ato që do të bësh me të vërtetë, përndryshe do të ishe përplasur diku!” – i ka thënë Dritani Mimozës. Ajo i është përgjigjur se ishte e njëjta, si brenda, si jashtë shtëpisë së Big Brother. “Mua nuk më dukesh aspak naive, – i ka thënë Dritani, – ti bën rolin e naives!”