Dritani sqarohet me Mozën

April 10, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

tanimozasqarimi-big-brother-albania-209/04/09 12:30

Dritani mundohet të sqarojë keqkuptimin që është krijuar mes tij dhe Mimozës. Ai i thotë asaj se ajo i ka marrë tjetër për tjetër fjalët e tija dhe se diskutimi mes tyre nuk ka asnjë lidhje me nominimin. Dritani i thotë sërish fjalët se ai me të nuk mund të bëjë një bisedë vec për bukurinë e saj, por edhe mbi tema të tjera, pa pritur që ajo të keqkuptohet sic ka ndodhur herët e fundit ku ai vec ka bërë shaka me të. Ai e këshillon që ajo të fillojë t’i mendojë vetë gjërat e jo të eci më me mendimet e Aidës, pasi sipas tij, ajo është nën tutelën e saj. Mimoza ia kthen se ai po flet gabim dhe se nuk duhet që gjithnjë në bisedat mes tyre, ai të flasë edhe për Aidën. Ajo thekson se ecën vetëm me idetë dhe mendimet e saja. Dritanit i ka ngelë qejfi me Mozën, pasi ajo i ka thënë se ai po sillet në këtë formë sepse është në nominim. Ai e sqaron atë se bisedën e nominimit ai nuk ka ndër mend ta zhvillojë me të, por me të tjerë më të rëndësishëm se ajo. Moza ia kthen se ai e ka befasuar që e ka thirrë për të sqaruar këtë bisedë sepse më parë nuk kishte ndodhur asnjëherë, ndërsa tani që janë në nominim të dy, po. Dritani i thotë se po e sqaron pikërisht për faktin se ajo më parë nuk ia kishte marrë asnjëherë për keq fjalët atij, por pas diskutimit që patën ajo, cdo gjë e merr seriozisht e keq. Moza e pyet sërish se përse ai zgjodhi këtë moment që janë në nominim për t’u sqaruar dhe Dritani ia kthen se ajo nuk po e kupton fare konceptin e bisedës së tij, por vjen e karikuar me mendimet e të tjerëve. Ai shton se i vjen keq që patën edhe diskutimin e disa ditëve më parë sepse ajo nuk po e kupton atë. Moza i thotë se e kupton atë dhe cdo njeri tjetër dhe po kupton edhe përse ai po e bën këtë bisedë tani. Dritani mundohet t’ia spjegojë sërish se përse po flet, por biseda e tyre rrotullohet rreth të njëjtës pikë pa arritur në sqarim.