Eltoni : Dritani ndoshta ka frikë

April 10, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

junatoni-per-tanin-big-brother-albania-208/04/09 18:42

Eltoni e merr Junën vec dhe i tregon për Dritanin, i cili i ka thënë banorëve të tjerë që do i “masakronte” konkurentët e rinj. Ajo i thotë që është mënyrë e të shprehurit, dhe nuk e merr si personale këtë gjë. Ajo shton se banorët nuk i kanë marrë me sy të mirë. Sipas Eltonit pritej një gjë e tillë, por mënyra e të shprehurit të Dritanit nuk i kishte pëlqyer. Juna i thotë që ajo ishte në dijeni të një diskutimi të tillë nga banorët. Eltoni mundohet që të gjej arsyet e Dritanit dhe thotë:-“ Ndoshta ka dhe frikë!” Biseda kalon tek jeta brenda Big Brother. Juna i thotë që asaj i pëlqen mënyra e jetesës. Eltoni mendon që banorët duhet të jenë më argëtues.