Juna sfidon Qetsorin

April 10, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

sfida-e-junes-big-brother-albania-207/04/09 22:15

Qetsori diskuton me Junën në lidhje me lojën në shtëpi. Ai e pyet se si do reagonte ajo nëse ai do konfliktohej me të për efekt loje. Juna ia kthen:-“Ti provoje dhe do ta shohësh, pasi as unë nuk e di!” Ai vazhdon duke e pyetur nëse ka rastisur në situata konflikti. Ajo i thotë :-“Po dhe kam fituar gjithmonë në konflikete!” Ai propozon të bëjnë ndonjë konflikt të bukur. Ajo i thotë që është lojë dhe i mirëpret konfliktet. Qetsori i thotë që ai ka hyrë për të luajtur dhe pjesë e saj është dhe konflikti dhe i shpjegon konceptin e tij. Ajo e kundërshton duke i thënë që sipas konceptit të tij ato duhet të bëjnë debate dhe jo konflikte. Qetsori i thotë që i ka frikë njerëzit që qeshin shumë,pasi i shikon si njerëz të aftë, sidomos kur i ka konkurentë. Ajo i lëshon një sfidë dhe i thotë:-“Po arrite të më bësh për të qarë, unë do qaj!” Ai i thotë:-“Shpallëm garë!” Juna i thotë që nëse e arrin do iki ajo, por në rast të kundërt duhet të largohet ai. Ajo i thotë që se ai i pëlqen sfidat, por duhet të pranojë dhe të sfidohet, prandaj duhet të mendohet mirë . Ai është dakort dhe i thotë që kur ta mendojë do t`ia thotë përgjigjen

1