Mimoza dhe Dritani : S’mund të shkosh mirë me të gjithë!

April 10, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

mimoza dhe dritani big brother albania 208/04/09 01:47

“Je 24 orë në 24, – i ka thënë Dritani Mimozës, -si mund të pretendosh të shkosh gjithmonë mirë?!”. Mimoza i ka thënë se edhe ai shkonte mirë me të gjithë, por Dritani e ka kundërshtuar duke i përmendur edhe emrat e banorëve me të cilët kishte bërë fjalë. “Unë shkoj keq, por unë nuk shkoj dhe mirë!”- i ka thënë ai. Sipas Mimozës, debatet që ai përmend, nuk mund të quhen debate të mirëfillta, të tilla kishte bërë dhe ajo, këto më tepër ishin ngacmime. Për mendimin e saj, keq muind të thoje se shkonin Aida dhe Adela. “Unë nuk kam ardhur këtu për t’u grindur, unë kam ardhur për të përjetuar një eksperiencë shumë të bukur!- i ka thënë ajo Dritanit. “Ti po thua që ne që flasim, ne që i themi tjetrit ti je kështu apo ashtu, ne e kemi gabim. Ti mos thuaj asgjë dhe kalo mirë, kjo është ideja jote!”- i ka thënë Dritani Mimozës. Moza i ka thënë se nëse dikush do ta kishte ngacmuar, ishte normale që ajo të reagonte, por atë nuk e kishte ngacmuar njeri, kështu që s’kishte pse të kapej. Sipas Dritanit kjo ndodhte ngaqë ajo nuk fliste asnjëherë. Mimoza i ka përsëritur se kishte ardhur për t’u kënaqur e jo për t’u zënë, por gjithsesi ky ishte mendimi i tij dhe ajo e respektonte. “Normal që është mendimi im dhe pse ta them, nuk po bëj keq!”- i ka thënë ai. Ata kanë vazhduar të diskutojnë dhe Mimoza e ka pyetur Dritanin se, sipas tij, cfarë duhet të fliste ajo me të tjerët. “Bisedohet normalisht!- i ka thënë ai.- Më në fund, pas 9 javësh po shikoj Mimozën që po flet shumë dhe tamam siç është për të folur!”. Sipas Mimozës ajo ka folur me ata që ishte me afërt. Dritani e ka pyetur nëse ishte mërzitur ndonjeherë me ata banorë që i ndjente më afër dhe përgjigjia negative e saj atij i është dukur absurde, e pamundur. “Nëse ty të ka ngelur qejfi për diçka, ti nuk ke shkuar ta sqarosh, sepse ti do të shkosh mirë me të gjithë!”- i ka thënë Dritani. “Nuk më ka ngelur ndonjëherë qejfi!” – i ka thënë Mimoza. Ai sërish i ka shprehur habinë dhe vështirësinë e tij për të besuar se në nëntë javët e Mimozës brenda shtëpisë, të mos i kishte ngelur hatri apo të mos ishte mërzitur asnjëherë me asnjë. “As unë nuk kam ardhur të zihem me njerëzit, – i ka thënë ai, – por unë e them atë që mendoj, kur dua. Ti nuk e thua!”. Ai ka shtuar se në gjitha bisedat apo debatet që janë bërë, ajo ka qenë shumë pasive dhe Mimoza i ka thënë se edhe ajo e shihte atë në të njëjtën mënyrë. “Sipas meje edhe ti nuk ke qenë shumë aktiv!” – i ka thënë Mimoza. Dritani e ka pyetur pse nuk ia kishte thënë më përpara këtë gjë, apo ndoshta sepse ajo donte të shkonte mirë me të. Mimoza i ka thënë se nuk ishte kjo arsyeja. “Unë nuk dua të ndryshoj njeri!- i është përgjigjur ajo.

1