Ndryshimi i Junës

April 10, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

debat-juna-qetsori-big-brother-albania-209/04/09 20:55

Juna ka ndryshuar modelin e flokëve dhe kjo gjë ka rënë në sy të banorëve. Anjezës i pëlqejnë shumë flokët e saj. Qetsori i thotë:-”Shiko sa ka ndryshuar, na trembe!” Adi e pyet Junën:-“Sa karaktere ke të fshehura brenda lukut tënd?” Ajo i thotë që vetëm atë që shikon ai. Dritani diskuton me Junën, Qetsori ndërhyn duke u kapur me të. Ai i thotë që secili banor ka treguar jetën e tij në vija të përgjithshme, dhe i kërkon që të bëj dhe ajo të njëjtën gjë. Ai shton që pyetjeve të banorëve është e lirë të mos pergjigjet. Ajo ia kthen duke thënë që ajo është e hapur për t`u përgjigjur pyetjeve që ajo dëshiron, dhe nuk ka pse ta bëj këtë gjë në formën e debatit. Qetsori vendos duke qënë që ajo ka bezdi të pyetet tek kolltuku, t`i bëj disa pyetje aty ku janë, në kuzhinë. Ai e pyet në lidhje me puthjen e parë, por ajo kundërshton të përgjigjet . Ai e pyet në lidhje me aktorët e preferuar. Ajo i thotë që i pëlqen Al Pacino . Qetsori i thotë që edhe ai e pëlqen atë aktor , dhe shton që ideja e pyetjeve të tij është që të gjejnë pikat përbashkëta. Arjoni i thotë që këtë formë e kanë përdorur për t`i njohur më mirë banorët. Ajo ia kthen që këto janë rregulla që i kanë vendosur ato dhe ajo nuk ka pse të bashkohet më këtë gjë. Arjoni i thotë që fakti që ai nuk pëlqen që t`i bëjnë pyetje atëherë dhe ajo nuk ka të drejtë t`i bëj pyetje të tjerëve. Ato vazhdojnë të diskutojnë. Qetsori e pyet në lidhje me emrin se si e ka gjatë. Ajo i thotë:-“E kam Junida!” Ai i thotë që meqë ka ndryshuar lukun do e thërrasë Junida , dhe vazhdon duke diskutuar për gatimin.