Opinione për Arin

April 10, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

ari-duke-diskutuar-copy06/04/09 01:50

“Sa shumë që flet!” – i ka thënë Adelajda Bjordit për Arin, ndërsa ishin ulur pranë njëri-tjetrit në divan. Ajo ka shtuar se ai flet e flet pa pushim. “Çfarë mund të bëjë tjetër?” – ka thënë Bjordi. “Të dëgjojë!” i është përgjigjur ajo. Ndërsa pak më vonë dhe vetëm pak metra më tutje, Anjeza i ka thënë Qetsorit se i pëlqente kur fliste Ari, jo vetëm për temat, mënyrën, por edhe për argumentet që jepte. “Ke kënaqësi ta dëgjosh!” – ka thënë ajo.Qetsori është bashkuar me mendimin e saj, duke i thënë se Ari ishte shumë i përgatitur.