Shaka të dështuara

April 10, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

thurin-plane-big-brother-albania-206/04/09 17:57

Adi, Bjordi dhe Eltoni qëndrojnë vec në kopësht dhe thurin plane për të acaruar banorët. Adi i tregon Eltonit për një shaka që i kishin bërë Aidës gjatë emisionit të saj të debatit, duke luajtur me jastikë. Ai thotë:-“Këtu thashë ti bëj një tip loje banorëve!” Eltoni i propozon që kur të dalin nga dhoma e rrëfimit të thonë 4 emra, por Adi i thotë që e kanë bërë dhe banorët më përpara dhe shton që nuk janë të besueshëm. Eltoni thotë një tjetër ide:-“T`i lidhim dyert me carcaf që të mos të dalin dot!” Adi propozon që kur Bjordi të jetë në banjo me një nga vajzat të hapë fjalë që Bjordi po bënte dashuri. Bjordit i pëlqen ideja. Ato japin ide që kujt prej banorëve t`i bëjnë shaka. Eltoni i thotë Adit që t`i bëjnë shaka Qetsorit që në momentin kur ai të shkojë tek dhoma e rrëfimit të gjithë banorët të fshihen duke e lënë vetëm në shtëpi. Bjordi thotë:-“Sa do lumturohet Qetsori kur të mos shohë njeri në shtëpi!” Bjordi propozon që t`i bëjnë shaka Adelajdës dhe Aidës dhe thotë që të bëjnë planin në bashkpunim me Vëllain e Madhë duke i thirrur të gjithë në dhomën e rrëfimit duke përjashtuar ato të dyja. Të gjitha idetë e tyre për shaka dështuan.

1