“Sizifizmi” i ditëve tona

April 11, 2009   | Shoqëria / Društvo

[DISCURS+ELECTORAL.gif]Ne u japim votën tonë, ata       e  kthejnë atë në vila trekatëshe, udhëtime të shternjta, makina luksoze dhe në fund të fundit i bie që të kenë punuar „për të mirën“ e popullit.

Askush nuk parashtron problemin e privatizimit masiv? Çfarë të mire mund të sjell ky privatizim i shfreunar? Tokat tona vazhdojnë të shiten, e bashkë me to dhe liria jonë. Infrastruktura dhe ekologjia po vazhdojnë të pësojnë dëmtime të parikuperueshme. Industritë (e pakëta) po vazhdojnë të shuhen. Turizmi – shpresa jonë e fundit, po humbet shkëlqimin e vet. Dhe më e keqja „truri“i këtij vendi vazhdon fatkeqësisht të largohet.

Shteti jemi ne dhe ne duhet të rebelohemi kundër fenomeneve të këtilla, sepse pushteti do vazhdojë të shfrytëzohet për qëllime vetjake dhe ne do vazhdojmë të ëndërrojmë për “Ulqinin- Dubain europian”

“Pushteti është nje opium”

Në mitologjinë greke Sisifos është një hero i cili pasi e kishte tradhëtuar Zeusin, ky i fundit vendos ta ndeshkojë, duke e detyruar atë të ngrejë një gurë të rënde tatëpjetë një mali shkëmbor. Sa herë që Sizifos i afrohej majës, guri i tij rrokullisej në humnerë dhe ai ishte i detyruar tza fillojë sërish nga fillimi, e të vazhdojë kështu deri në pafund. Kjo sagë mitoligjike më korrenspondon në njefarë mënyrë me situatën politike të viteve të fundit në Mal të Zi.

Mania e krijimit të partive

Në një vënd ku shqipëtarët perbëjnë rreth 7% të popullsisë, ata përfaqësohen nga 6 parti politike. Me një përllogaritje të thjeshtë matematikore, i bie që çdo partie ti takojë 0,42% të votave. Një cirk i paparë!!! Mania e krijimt të partive të reja në vetvete është qesharake, servile dhe tregon një papjekuri politike. Ku qëndron sensi i pluralizmit partiak? „Aty ku ka jetë, aty ka dhe dëshirë; jo dëshirë për jetën, por -dëshirë për pushtet!”, është pohimi dionez i Niçes.

Nocionet demokraci, liri, drejtësi, dinjitet si duket janë fjalë të keqinterpretuara dhe të keqpërdorura nga ne. Lind pyetja se si mund te pajtohet një popull me fenomene të këtilla? Çfarë e nënshtron këtë popull? Përse mbështet ky popull të këtilla çmeduri? Jetojmë në kohën e teknologjisë së avancuar dhe konflikteve të brendshme të pazgjidhura që reflektojnë dukshëm në skenën tonë politike. Në këtë kohë, ne duhet të përballemi me struktura politike që po tallen me sistemin e vlerave shoqërore, që manipulojnë në mënyrë të papreçendentë me qytetarët për të arritur tek pushteti. Nuk është aspak e vështirë të arrish në këtë konkluzion, mjafton të dëgjosh përseritjet e vazhdueshme në fjalimet e tyre të cilët janë gati pa bazament të qëndrueshëm, fyerje të ndërsjellta që shkojnë gati gati në banalitet dhe mungesë të thekësuar retorike.

Fusha brutale politike, që po „uzorpon“ në mënyrë të padrejtë të përditshmen tonë, duke injoruar problemet dhe nevojat e mbijetesës së shoqërisë, është një problem që dita ditës po bëhet gjithnjë e me i padurueshëm.

Dhe çfarë ndodhë në fazën e “pas euforisë” elektorale?

Si përfundim kemi katër deputetë që do përfaqësojnë „denjësisht“ shqipëtarët në kuvendin e Malit te Zi; si fillim do grinden se kush do të këtë vëndin me pamje më të mirë në parlamet, pastaj do vazhdojnë të grinden në mes veti, të mburren duke nxjerrë në shesh të „palarat“ e njëri-tjetrit dhe populli do presë para ekranit të televizorit, do qeshë dhe do presë ‚përjetësisht’ se kur do vijnë në rend te ditës hallet e tyre.

Ne u japim votën tonë, ata e kthejnë atë në vila trekatëshe, udhëtime të shtrenjta, makina luksoze dhe në fund të fundit i bie që të kenë punuar „për të mirën“ e popullit.

Askush nuk parashtron problemin e privatizimit masiv? Çfarë të mire mund të sjell ky privatizim i shfreunar? Tokat tona vazhdojnë të shiten, e bashkë me to dhe liria jonë. Infrastruktura dhe ekologjia po vazhdojnë të pësojnë dëmtime të parikuperueshme. Industrite (e pakëta) po vazhdojnë të shuhen. Turizmi – shpresa jonë e fundit, po humbet shkëlqimin e vet. Dhe më e keqja „truri“i këtij vëndi vazhdon fatkeqësisht të largohet.

Shteti jemi ne dhe ne duhet të rebelohemi kundrejt fenomeneve të këtilla, sepse pushteti do vazhdojë të shfrytëzohet për qëllime vetjake dhe ne do vazhdojmë të ëndërrojmë për “Ulqinin- Dubain europian”

Në një moment ku kriza financiare globale është bërë gati të trokas në „derën“ tonë të „brishëruar“, nuk ishte nevoja për „turma’ partiake dhe zgjedhje të parakoheshme të cilat do zbraznin dhe qindarkën e fundit të buxhetit shtetëror.

Ndërsa jeta jonë nuk mjafton, jeta jonë është shumë e shkurtër për të përjetuar mrekullitë e „forcave- listave- koaliconeve“ për prosperitet, alternativa dhe europianizim. Kurse„toleranca“ është po ashtu një tjetër term që ne e kemi keqkuptuar. „Të qënurit tolerant është një proces i vazhdueshëm gati gati dhe i dhembshëm“, dhe ne nuk e konceptojmë dot.

Sipas Makiavelit, “të qeverisësh do thotë të bësh të besojnë”- dhe ne duhet të besojmë në vetvete e jo të zvarritemi nga „pushtet-shfrytësuesit“, përdryshe do përfundojmë si ‚ushtarët e Kadaresë“: nga zgjedhjet vijmë, drejt zgjedhjeve shkojmë dhe fat tjetër ne nuk kërkojmë.

(Autorja eshte doktorante në Universitetin Karl-Francens Grac, të Austrisë)

Mr. Sabina Osmanoviqi

Koha Javore