Zgjedhjet parlamentare 2009-Gjuha e matematikës

April 11, 2009   | Reportazh / Reportaža

politika-dhe-matematika-ne-mal-te-ziZërat që mund të dëgjohen nga radhët e Aleancës së Re se edhe kjo punë do të harrohet, do të ftohen deri në zgjedhjet e ardhshme nga populli mendoj se nuk pi ujë. Anamalasit me siguri që do ta pyesin z. Hollaj se ku është deputeti i Anës së Malit, z. Gjekaj, ku është deputeti apo ministri i Anës së Malit, e kështu me radhë. Gjërat po t’i lësh të ftohen siç mendojnë disa nuk mund të ndodhin, sepse po t’i lejosh që gjërat të ftohen ato mërdhasin fare. Ligji i dytë i termodinamikës thotë: me kalimin e kohës, tendenca për t’u shtuar parregullsia e proceseve është e paevitueshme.
Çdo e keqe po del se e paska një të mirë dhe si kundërshtim i kësaj është se e mira e kësaj të keqe që ka të bëjë me mandatet që fituan shqiptarët në zgjedhjet parlamentare 2009 është që ato megjithatë, jashtë çdo parashikimi, arritën të fitojnë 4 mandate nga 5 të mundshmet. Pa dyshim që fati ose më qartë dija dhe vullneti i Zotit nxori një matematikë politike për t’u kënaqur të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje.
Ajo që do të kënaq; Partinë e Prosperitetit Demokratik është fakti që në nivelin lokal nuk shënoi humbje më shumë se 30 % në krahasim me shumicën e partive të tjera që participojnë në Kuvendin e Komunës së Ulqinit dhe që shumica parlamentare aktuale në Komunën e Ulqinit pa këshilltarët e PPD – së nuk mund të arrijë të fitojë zgjedhjet e ardhshme lokale, kurse çdo kombinim tjetër i partive shqiptare që qëndrojnë në opozitë nuk mund të marrin poste në parlament pa çelësin e PPD – së. Por a do të jenë në gjendje partitë shqiptare të opozitës ta përpijnë pështymën e gjuajtur mbi këshilltarët e PPD – së për të fituar pushtetin e ri mbetet të shihet. Një gjë dihet: kush ia bën gropën tjetrit bie vetë brenda. Si duket, detektori për tradhëti kombëtare që bënë tre këshilltarët e PPD – së sipas akuzave të partive shqiptare, ish kryetarit të PPD – së z. Hollaj nuk funksionoi. Për të mos u mbetur borxh lexuesve shtojmë se ishte pikërisht z. Hollaj bashkë me përfaqësuesit e tjerë të Lëvizjes Alternativa e Perspektiva ai i cili duke mos e njohur sistemin zgjedhor do të bie brenda në gropë, ose do të koritet duke e shkelur Besën shqiptare me z. Sinishtaj. Por, për cilin veprim do të përcaktohet z. Hollaj mbetet të shihet. Kemi thënë më herët se diktatorët dhe diktaturat dinë ngandonjëherë ta kapin popullin në befasi dhe kjo ngjau me zgjedhësit e Anës së Malit të cilët u homogjenizuan rreth idesë fisnike “Për deputetin e Anës së Malit” dhe tërë natën festuan në Katërkollë për fitoren e deputetit Hollaj, kurse z. Hollaj me Sinishtajn kishte nënshkruar një marrëveshje publike ku thuhej që nëse z. Sinishtaj jashtë degës së Ulqinit fiton edhe një votë më shumë atëherë deputet do të shkojë z. Sinishtaj dhe kështu ngjau. Mirëpo, për ta mbajtur besën, z. Hollaj duhet të japë dorëheqje në komisionin zgjedhor, për t’ia lëshuar dy vitet e para z. Sinishtaj, por kjo nënkupton që z. Hollaj nuk mund të bëhet më deputet nga lista e tij. Këtë të drejtë e humbet me dhënien e dorëheqjes, pra digjet, kurse kandidat për deputet mund të vijë një tjetër nga Ana e Malit, por kurrsesi z. Hollaj.
Nga ana tjetër, ka mundësi që tre deputetët të bëjnë klubin e përbashkët në mënyrë që z. Hollaj të bëhet ministër, mirëpo duke pasur parasysh karizmat dhe sujetat partiake është e vështirë të besosh që mund të ngjajë një veprim i tillë, aq më tepër kur dihet që partner i DPS – së deri në këtë moment ka qenë UDSH. Më duket se z. Hollaj duhet t’ia mësojmë atë vjershën e vitit të parë e cila është: Për një D që ti s’e vë/Fjala derë bëhet erë/Dhe shtëpia mbet pa derë/Për një M që ti s’e vë/fjala mik bëhet ik/Ç’bëre kështu more besnik/Po a i thuhet mikut ik. Po të kishte dashur kryetari i partisë z. Hollaj, të kishte pasur edhe frytet e 800 votave të PPD – së pa dyshim që nuk do të kishte qenë i shqetësuar për karrigën e deputetit sepse do të kishte pasur vota më shumë se Sinishtaj.
Nga ana tjetër, duke pasur parasysh që me këto zgjedhje z. Gjukanoviq mendon që me 2/3 e parlamentit të nxjerrë vendim për anëtarësim në NATO me siguri brenda 2 viteve kjo nënkupton që opozita përsëri pas këtij vendimi ka për të kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe nuk do të arrijë që dyvjetorin e dytë të mandatit ta fitojë përsëri anamalasi.
Gjithashtu humbës pa PPD – në është edhe lista shqiptare, për në faktin se z. Bardhi në dy mandate arriti të fitojë në parlament duke falënderuar përkrahjen në dy zgjedhjet e fundit të PPD – së. Është interesant që z. Bardhi gjatë dy mandateve të fundit asnjëherë nuk e pranoi se bartën me vete edhe votat e PPD – së dhe të paktën t’i përmendej emri i koalicionit LD – PPD. Me siguri që këtë filozofi të politikës së tij do ta përdorë edhe me partnerët e koalicionit. Duhet thënë që z. Bardhi në komunën e Tuzit dhe Podgoricës fitoi 700 vota, kurse PPD ka fituar 800 vota. Kjo do të thotë që Bardhi do të bëhej përsëri deputet po të kishte pasur me vete PPD – në, në fakt Nikën e parë e jo Nikën e dytë, mirëpo kjo mbetet çështje e tij. Edhe pse në politikë kurrë nuk bënë të thuash jo, futja e Bardhit në një kolonë me partitë shqiptare në Kuvendin e Komunës së Ulqinit bashkë me PPD – në thuajse është fare e pamundur.
Rezultatet e zgjedhjeve treguan se PPD nuk e mbivlerësoji, por as nuk e nënvlerësoji pozitën e vet dhe të këshilltarëve të kësaj partie. Anëtarët e kësaj partie me krenari mund të dëshmojnë që vetëm me frymën e tolerancës, mirëkuptimit dhe harmonisë kanë mundur të bëjnë një fushatë moderne dhe të mundësojnë që ky subjekt të subjektivizohej dhe të mbesë faktor kyç në skenën politike të Ulqinit. Mendoj që PPD ka rastin të mos mbesë si parti e pathënë me atë që pati ambicie të dallohej e që ishte lufta e hapur ndaj korrupsionit dhe lufta ndaj përfaqësimit direkt të qytetarëve. PPD deri më sot është duke bërë kontrata me popull duke shërbyer si katalizator i zbërthimit të skenës politike deri në fund.
Gjithashtu duhet vlerësuar se përveç subjekteve të lartpërmendura PPD ndihet shumë e ofenduar nga shumica parlamentare në Komunën e Ulqinit e sidomos nga degët e Unionit Demokratik të Shqiptarëve të cilat veprojnë në Komunën e Ulqinit. Njëri nga ligjshmëritë e njerëzve të suksesshëm, liderëve, është ligji i të qenit aktiv dhe i mendimit të asaj që i thonë fitore për fitore në bashkëjetesën e shumicës DPS – UDSH – PPD. Me sa duket, një pjesë e UDSH – së në këtë shumicë nuk e kuptoi rolin se janë të ndërvarur e jo të pavarur. Kjo do të thotë se në këtë shumicë nuk u veprua sipas asaj që – fitoj unë dhe fitojnë të gjithë të tjerët, por u mendua: fitoj unë e të tjerët humbasin. E ajo që duhej të humbiste na qenkësh PPD. Mendojmë që UDSH vërtetë arriti të shënojë një fitore në krahasim me partitë e tjera, por kjo fitore është boshe, sepse nuk u bë e mundur që të fitohej edhe deputeti i dytë që do të fitohej po të respektohej vendimi i PPD – së për koalicion parazgjedhor me UDSH – në. Oferta e PPD – së kishte në vete një politikë me matematikë e cila i ofronte UDSH – së koalicion parazgjedhor dhe nëse fitohej deputeti i dytë atëherë mandati të ndahej përgjysmë me PPD – në. Nëse kemi parasysh situatën që UDSH – së i munguan shumë pak vota për mandatin e dytë dhe që PPD fitoi vetë 800 vota, rezulton që humbës në këtë drejtim vërtetë është UDSH. Pra kjo parti dogji mbi 2.500 vota. Vazhduar me gjuhën e kësaj matematike, në politikë del që deputeti i dytë anamalas mund të prodhohej vetëm me këtë koalicion ose me një koalicion të PPD – së dhe të Lëvizjes Alternativa – Perspektiva.
Zërat që mund të dëgjohen nga radhët e Aleancës së Re se edhe kjo punë do të harrohet, do të ftohen deri në zgjedhjet e ardhshme nga populli mendoj se nuk pi ujë. Anamalasit me siguri që do ta pyesin z. Hollaj se ku është deputeti i Anës së Malit, z. Gjekaj, ku është deputeti apo ministri i Anës së Malit, e kështu me radhë. Gjërat po t’i lësh të ftohen siç mendojnë disa nuk mund të ndodhin, sepse po t’i lejosh që gjërat të ftohen ato mërdhasin fare. Ligji i dytë i termodinamikës thotë: me kalimin e kohës, tendenca për t’u shtuar parregullsia e proceseve është e paevitueshme.
PPD mendon që problemet që nuk mund të kontrollohen, detyrimisht përfshijnë edhe marrjen e përgjegjësisë. Ne në këtë mënyrë nuk i fuqizojmë problemet në mënyrë qe ata të na kontrollojnë. Ne i bashkohemi shpirtit te mëshiruar në lutjen hebraike “ Zot, më jep kurajën të ndryshoj gjërat që mund dhe duhet të ndryshohen, qetësinë për të pranuar gjërat që nuk mund të ndryshohen dhe mençurinë për të njohur dallimin”.
Muhamet Nika
Koha Javore