Adela : Nuk dua që të dalësh

April 13, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adela-bjordi-dalja-big-brother-albania-211/04/09 19:39
Adelajda dhe Bjordi diskutojnë se cfarë do veshin në spetakël. Biseda e tyre kalon tek nominimet. Ajo e pyet:-“Kush mendon se do dalë?” Ai i thotë që ka përshtypjen që mund të dalë Tani. Adelajda mërzitet, dhe shton:-“Për mua Tani është i rëndësishëm!” Bjordi i thotë që ai e kupton dëshirën e saj që mos të largohet Dritani. Bjordi diskuton për Anjezën dhe afrimin e saj me Arjonin. Adelajda thotë:-“Gjërat që lindin, lindin!” Bjordi ia kthen:-“Si ne të dy!” Sipas saj lidhja e Anjezës me Arjonin duket e shtirur, dhe shton:-“Duket sikur e kanë bërë vetë!” Duke qëndruar pranë njëri-tjetrit ajo i thotë që nuk do që ai të largohet dhe shton:-“Dua të iki Aida!” Adelajada i thotë që po e përjeton më shumë se ai, nominimin e tij.