Adelajda : Ndoshta Juna të pëlqen

April 13, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adiadelaper-junen-bigbrother-albania-212/04/09 12:02

Adela pyet Adin për raportin që ka krijuar ai me Junën brenda në shtëpi. Ajo shprehet se ka vënë re se ajo është duke ndenjur shumë afër me Adin dhe e këshillon që të mbajë pak distancë me të. Adi ia kthen se ai nuk mund të reagojë keq me të sepse ajo ka një mënyrë të sjelluri ashtu sic i kupton gjërat, ka jetuar në një vend tjetër ku njerëzit sillen ndryshe dhe se fundja edhe ajo nuk po sillet keq me të. Adela i thotë se ajo po sillet kështu vetëm me të, ndërsa me djemtë e tjerë jo. Ajo mendon se ndoshta Junës i pëlqen vërtetë Adi.