Ari : Mimoza është si kukull

April 13, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

ari-mimoza-esht-si-kukull-big-brother-albania-213/04/09 03:13

Të ulur jashtë, në oborrin e shtëpisë, Juna dhe Ari kanë diskutuar për një pjesë të banorëve dhe përshtypjeve të tyre, lidhur me ta. Për Mimozën, të dy janë shprehur se ishte shumë e mirë. “Mua më pëqen shumë!” – ka thënë Juna. Ari ka shtuar se Mimozës i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes. Të dy e kanë komentuar rëndësinë që ka për të paraqitje e jashtme apo ndonjë sjellje të caktuar të saj, si faktorë të diktuar deri diku nga mosha. Ari ka thënë se për të ishte një kënaqësi e veçantë kur e shihte Mimozën në mëngjes. Për të pamja e një femre të sapozgjuar ishte tregues i bukurisë së vërtetë apo mungesës së saj. “Kur zgjohet në mëngjes, është si kukull!”- ka thënë ai. Veç kësaj Ari e ka përcaktuar Mimozën si një person, me të cilin mund të qetësohet, kur atmosfera përreth është e tensionuar.