Bjordi dhe Arjoni : Ti më je ndodhur pranë

April 13, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

bjordi-dhe-arjoni-big-brother-albania-212/04/09 01.45

Bjordi i ka treguar Arjonit se e kishte nominuar. Ai i ka treguar gjithashtu edhe arsyen që i ka thënë publikut dhe Vëllait të Madh, që nuk i kishte pëlqyer si kryefamiljar, arsye që fillimisht nuk ishte pranuar dhe ai ishte detyruar të gjente diçka tjetër. Dhe kështu, kishte thënë se nuk i pëlqente që Arjoni i merrte gjërat më seriozisht se ç’duhej. Arjoni i ka pritur duke qeshur fjalët e Bjordit. “Me të vërtetë nuk e dija që do të dilje ti!” – ka shtuar Bjordi më pas. Arjoni i ka thënë të mos mërzitej, pasi atij nuk i vinte keq për këtë. Ai ka shtuar se Bjordi i ishte ndodhur pranë, atëherë kur ai kishte patur nevojë, ndërsa tani ishte momenti dhe në fund të fundit, mëse normale, që ai ta bënte këtë.

1