Bjordi: Sori nuk më kuptoj

April 13, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adela-bjordi-per-sorin-big-brother-albania-211/04/09 00:40

Adela i thotë Bjordit se u soll gabim me Sorin dhe nëse deri tani kishte inate, sot mund të ketë krijuar armiqësi. Ajo mendon se nuk duhet që për një lojë, të krijohen të tilla relata me njerëzit si armiqësi apo urrejtje. Bjordi i thotë se nuk kishte faj në këtë mes sepse tha dicka që Sori e mori tjetër për tjetër e në vend që ta pyeste për kuptimin, iu kundërvu. “Unë e thashë për veten time, e jo për të tjerët”- shprehet ai. Ai tregon se i kishte thënë Sorit që të mos e merrte në të tillë mënyrë, por ta kuptonte si po ia thoshte, ndërsa Sori ia kishte kthyer se ai e kuptonte si të donte.