Bjordi vesh rrobdishambërin e Mimozës

April 13, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

bjordi-mimoza-big-brother-albania-213/04/09 01:47

Bjordi ka veshur rrobdishambërin e Mimozës dhe ka dalë jashtë tek banorët e tjerë që po bisedonin. Sa e kanë parë ata kanë shpërthyer në të qeshura, por më pas, këtë veprim të tijin e kanë komentuar në mënyra të ndryshme. Sipas Anjezës, Bjordi s’bëri asgjë të keqe, përveçse një shaka dhe për mendimin e saj, ai ishte njeri pa komplekse. Por për Arjonin nuk ishte kështu. Ai nuk e mirëpriti aspak veprimin e Bjordit, por siç tha jo për të keqen e tij, por të Bjordit. Sipas tij, nuk ishte normale të dilje ashtu para 2 milion teleshikuesve, ky mund të ishte një veprim që ti e bëje për të qeshur, me të dashurën tënde, por jo në televizion. Edhe Ari ka thënë se mendonte të njëjtën gjë. Arjoni e ka justifikuar veprimin e Bjordit edhe me tipin e tij, tip që ndonjëherë edhe ai do të donte të kishte, por sipas mendimit të tij, as atij, as Qetsorit nuk do t’i shkonte të bënte një gjë të tillë. Aida ka thënë se nuk do të kishte ndonjë gjë të keqe, ishte thjesht një shaka dhe ajo do të qeshte po njësoj, si me Bjordin, si me ata. Por sipas Arit, ky veprim mund të interpretohej edhe ndryshe nga ata që i shikonin. “Mirë ne që e njohim që është çun për së mbari dhe e dimë që nuk ka ndonjë devijim shijesh, por të tjerët mund ta paragjykojnë!”. “Të them të drejtën, unë në fillim e kam menduar!” – ka thënë Arjoni. “Edhe unë e kam menduar, – ka thënë Qetsori duke qeshur, -tani, vetëm në të rrallë nuk e mendoj më!”. Megjithatë të gjithë kanë rënë dakord se ky veprim ishte rezultat i mungesës së komplekseve të Bjordi dhe i jetës e vendit ku ai kishte jetuar.

3