Momenti i surprizës

April 13, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adela-te-tuneli-big-brother-albania-212/04/09 18:30

Vëllai i Madh njofton Adelën se duhet të fillojë të përgatitet sepse erdhi momenti i surprizës, rezervuar për të. Ajo ka marrë disa fustane ku do të zgjedhë një prej tyre. Arjoni e ndihmon në zgjedhje. Anjeza dhe Moza e ndihmojnë në bërjen e tualetit dhe rregullimin e flokut. Pasi bëhet gati, Adela vendos një maskë në fytyrë që të mos shohë dhe një banor duhet ta shoqërojë deri në zonën e tunelit. Është Bjordi ai që e shoqëron atë. Banorët e urojnë që ajo t’ia kalojë mirë. Bjordi e shoqëron deri në vendin e caktuar dhe i uron asaj që të kënaqet, por që edhe të mendojë për të. Ai e përqafon Adelën dhe largohet, ndërsa ajo është në pritje se cfarë do të ndodhë. “Uroj që të kthehem sërish!”- thotë ajo në pritje.