Qetsori “debaton” me Anjezën

April 13, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

anjeza-qetsori-big-brother-albania-212/04/09 01.15

Qetsori i ka thënë Anjezës se kur i erdhi dhe asaj zëri, që deri dje po mekej, mos ngeltë njeriu pa i ardhur. Ajo i është përgjigjur se kjo ishte loja e saj, që zëri t’i vinte tani e jo që në fillim. “Mos jep shenja prishjeje ekuilibri!” – i ka thënë Qetsori. “Unë s’po jap, po i jep ti, më duket!” – i është përgjigjur ajo. Qetsori ka vijuar duke i thënë se kështu ishte loja e tij dhe Anjeza i ka dhënë si përgjigje, po të njëjtën gjë. “Nëqoftëse njëri nga ju nuk shkon në krevat, do të rrezikoj një cift!”- ka thënë Qetsori. “Presion është ky?” – e ka pyetur Anjeza. Qetsori i ka thënë se ajo po përpiqej ta sulmonte, por Anjeza e ka mohuar. “Je ti që e fillove i pari!” –i ka thënë ajo. “Fillojmë nesër!”- ka thënë ai. “Nesër!”- ka përfunduar Anjeza.