Zgjodhëm në bazë të ndjenjëse logjikës

April 13, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

per-eleminimin-dyfishte-big-brother-albania-212/04/09 12:50

Banorët diskutojnë për eleminimin e dyfishtë që ndodhi një natë më parë. Ata flasin për mënyrën se si shpëtuan zinxhir nga një banor deri sa në fund ngelën vetëm katër. Sori mendon se hallka lidhëse e këtij zinxhiri ishte Adela e cila zgjodhi pikërisht atë. Ai mendon se nëse Adela nuk do kishtë zgjedhur atë, atëherë zgjedhjet do të ishin ndryshe dhe në nominim do të ishin të tjerë banorë duke ndryshuar kështu të gjitha ekuilibrat e lojës. Adela tregon se ishte në mëdyshje ndërmjet tij dhe Arjonit. Sori mendon se ajo e zgjodhi pikërisht atë duke menduar se ai do të zgjidhte Arjonin. Adela e pohon këtë fakt dhe thotë se e mendoi vërtetë ashtu duke u nisur nga miqësia e tij me Arjonin. Arjoni mendon se kjo është një lojë dhe se Sori mund të mos e kishte zgjedhur atë sepse mund të mos i duhej më si lojtar në shtëpi. Aida tregon se nëse një banor do ishte ndjerë në siklet për të zgjedhur ndërmjet saj dhe dikujt tjetër dhe do të zgjidhte atë, në momentin që asaj do t’i vinte radha, do të zgjidhte pikërisht atë banor që ishte kandidat si ajo. Ari shprehet se ajo lojë bëhet shumë shpejt duke mos të të lënë kohë të mendohesh shumë. Sipas tij, Arjoni e kishte zgjedhjen më të lehtë, por ai ia kthen se në radhë të parë mendojnë si lojtarë e më pas me ndjenja dhe mund të ndodhte që mund të mos zgjidhte Anjezën. Ata diskutojnë se edhe Moza që ishte e para, e kishte vërtetë të vështirë se kë të zgjidhte dhe kjo u vu re në hezitimin e saj për pak caste. Aida thotë se në ato momente, e ktheu kokën në anën tjetër pikërisht për të mos e vënë në siklet Mozën. Ajo mendon se Moza mund ta kishte zgjedhur, por nuk do ishte e drejtë sepse do t’i ngelte hatri Adelës. Adela e pohon këtë gjë dhe Aida shton se edhe nëse Moza zgjidhte Adelën, asaj do t’i ngelte hatri. Sipas banorëve, Moza ka bërë zgjedhjen e duhur. Ata mendojnë se zgjedhjet u bënë në bazë të ndjenjave personale dhe që do të dominonin gjithësesi ndaj banorëve të rinj, edhe pse ndërmjet banorëve të vjetër ka konflikte.