Gëzim Hajdinaga priti sot në një takim pune z.Dushko Kokiq

April 14, 2009   | Lajmet / Vijesti

most_port-milena_ulcinjKryetari Komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga priti sot në një takim pune Zevëndësdrejtorin e Drejtorisë për Komunikacion z. Dushko Kokiq dhe delegacionin pesë anëtarësh të Studios projektuese DB inxhinjering me seli në Beograd të cilët kanë fituar në tenderin e shpallur për projektin e urës mbi Port Milene.
Pasi bënë një prezantim të shkurtër për vehte dhe projektet e realizuara, ekipi i projektuesve nga Beogradi kërkoi të dhëna ndihmëse që do ti vijnë në ndihmë me rastin e hartimit të projektit  ideor i cili duhet të jetë i gatshëm brenda 60 ditëve, rrespektivisht atij qendrorë që duhet të perfundojë për 90 ditë.
Kryetari Hajdinaga duke i përshëndetur të pranishmit autorizoi shërbimet komunale që të plotesojnë në kohën sa më optimale të gjitha kërkesat e grupit projektues. U tha që Studio projektuese do të ofrojë për shqyrtim dy variante të projektit.
Ndërtimi i urës në Port Milene është projekt kapital për qytetin tonë i cili ka një kosto tepër të lartë që do të realizohet nga Drejtoria për komunikacion.
Ministri Llompar edhe në deklaratën e fundit nënvizoi se mjetet  për këtë projekt janë të siguruara.
Andaj, mbetet të punohet me ngut me qëllim që pas sezonit turistik të fillojë realizimi i projektit në fjalë.

Municipality of Ulcinj / Ulqin – Montenegro
Arsllan Hajdinaga