Mali i Zi: Vizita e anijes amerikane tejet e rëndësishme

April 15, 2009   | Shtypi / Mediji

marku-ficdzerald-u-crnu-goruKomandanti forcave detare të NATO-s për Evropë dhe Afrikë, admirali Mark Fitzgerald, ka deklaruar se vizita e anijes së marinës amerikane në Mal të Zi është tejet e rëndësishme, sepse vjen pas samitit të NATO-s në Strasburg.
“Jemi krenar që kemi Malin e Zi dhe vizita e kësaj anijeje është simbol i partneritetit”, ka thënë admirali Fitzgerald, duke shfaqur shpresën për një bashkëpunim të afërt me Podgoricën zyrtare”.
Në një ceremoni të zhvilluar në anijen e marinës amerikane në Tivar kanë marrë pjesë të gjithë krerët e lartë të Malit të Zi.
/REL/