Ari dhe Juna : Po i jepni shumë rëndësi Adelës

April 16, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

imitojne-adelen-dhe-bjordin-big-brother-albania-214/04/09 02:20

Sipas Arjonit, sa më shumë të debatohej më Adelën, aq më shumë rëndësi i jepnin figurës së saj dhe rrjedhimisht aq më shumë rrezikonin të nominuarit e tjerë të dilnin nga shtëpia, duke qenë se telekamerat dhe publiku fokusoheshin tek ajo. Ai ka shtuar se që të vazhdosh të qëndrosh në shtëpi, duhet t’i japësh sa më pak rëndësi Adelës. “Sa më shumë rëndësi t’i japësh Adelësh, aq më pak do t’i japësh Sorit apo mua!” – ka thënë ai. Anjeza e kundërshtuar duke i thënë se nuk ishte kështu, por Arjoni ishte i bindur në vërtetësinë e atyre që thoshte. Më pas ai, Anjeza dhe Qetsori kanë qeshur me imitimin që i bënë Juna dhe Arjani, Bjordit dhe Adelajdes.